Loading…

Haaland: Dortmundi po më bën presion, së shpejti do të vendosi për të ardhmen

  • 15/01/2022 | 09:13

Haaland: Dortmundi po më bën presion, së shpejti do të vendosi për të ardhmen

Haaland ka thënë se Dortmundi po i bën presion dhe se së shpejti do të vendos se ku do të luajë për sezonin e ardhshëm.


Manchester City, Bayern, PSG, Barcelona e Real Madrid – të gjithë e duan Haalandin.

Ai ka thënë se fillimisht nuk ka dashur të flas për shkak të respektit për ekipin mirëpo ai është në presion prej tyre.

“Gjashtë muajt e fundit kam vendosur që të mos them asgjë për shkak të respektit për Dortmundin. Por tani ata janë duke më bërë presion për të vendosur, ndërsa unë krejt cka dua është të luaj futboll”, u shpreh Haaland.

“Por, ata janë duke më bërë presion që të vendosi për të ardhmen time kështu që së shpejti do të më duhet të marr një vendim”.

Ai ka thënë se ky presion nuk po e lë rahat tu luaj futboll.

“Presioni që po më bëjnë nuk po më lë rehat të luaj futboll, kështu që është koha që të vendosim”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë