Loading…

Haaland vazhdon ta shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve

  • 25/11/2020 | 11:10

Haaland vazhdon ta shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve

Erling Haaland vazhdon të shkruajë emrin e tij me germa të arta në librat e historisë. Sulmuesi norvegjez e ka nisur me marshin e 5-të këtë sezon, teksa po vendos rekorde të njëpasnjëshme.


Mbrëmjen e djeshme Haaland e ka futur veten në historinë e Champions League, pasi me golin e parë në portën e Club Brugge shkoi në kuotën e 15 golave në Champions dhe është lojtari që e arrin më shpejt se kushdo tjetër këtë shifër.

Ruud Van Nistelrooy i kishte shënuar në 19 ndeshje. Haaland i ka realizuar këto gola në 12 ndeshje dhe kur është vetëm 20 vjeç numëron më shumë gola në Champions se fenomeni Ronaldo, çka tregon në njëfarë mënyre se ku mund të arrijë ky futbollist.

Sulmuesi realizoi edhe golin e tretë të ndeshjes dhe numëron 16 gola.

Falë suksesit 3-0 ndaj Club Brugge, Dortmundi kryeson grupin F në Champions League me 9 pikë dhe mund t’i mjaftojë një barazim në 2 ndeshjet e fundit për të avancuar më tej.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë