Loading…

Habisin imamët në Vrellë: Ftojnë prindërit t’i dërgojnë fëmijët për mësim në xhami

  • 11/07/2019 | 16:22

Habisin imamët në Vrellë: Ftojnë prindërit t’i dërgojnë fëmijët për mësim në xhami

Derisa procesi në shkollat e vendit tonë ka përfunduar, duke u mbyllur gjysmë vjetori i parë, xhamia në fshatin Vrellë në Istog po hap dyert këtë verë për fëmijët e fshatit.

Përmes një njoftimi madje të bërë edhe në rrjete sociale, ata kanë bërë thirrje tek prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre për mësim-besim në xhaminë e fshatit.

“Njoftojmë banorët e fshatit Vrellë se me datën 11.07.2019 ditë e Enjte, fillon mësim-besimi në xhaminë e fshatit Vrellë duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 13:00. Mësimi do të mbahet në ditën e Enjte, e shtunë dhe të dielën. Mësimi mbahet për moshat deri në 14 vjet, për të dy gjinitë. Mësimi përfshin:
Bazat e fesë islame (Akaidi)
Dispozitat e fesë islame (Fikhu)
Edukata islame (Ahlaku)
Histori islame
Kursi është falas.
Mësues do të jetë imami i xhamisë, Hoxhë Arben Dreshaj dhe Hoxhë Blerim Haxhijaj”

Ndryshe këtë njoftim ata e kanë mbyllur me këtë fjali “Prindi dhuratën më të çmuar që mund t’ia bëjë fëmijës së tij, është edukimi me Kuran”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë