Loading…

Habit Real Madrid: Mendon të shes 6 lojtarë për të siguruar Mbappe

  • 12/01/2021 | 10:13

Habit Real Madrid: Mendon të shes 6 lojtarë për të siguruar Mbappe

Real Madridi mesa duket ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.


Francezi ka refuzuar rinovimin me “Parisienët” dhe është i hapur për sfidën e re, derisa kontrata i skadon në qershorin e vitit 2022, përcjellë lajmi.net.

Duke parë pandeminë e COVID-19, shumë klube nuk mund ta kompletojnë transferimin e francezit, por Reali ka projektuar planin.

Sipas Diario AS, Reali do fitoi rreth 100 milionë euro me shitjen e disa yjeve, siç janë Isco, Dani Ceballos, Gareth Bale, Luka Jovic, Marcelo dhe Brahim Diaz.

Të gjithë këta lojtarë do jenë në shitje gjatë verës, dhe pjesa tjetër e ‘operacionit’ Mbappe do kompletohet në formë huazimi.

Paga e Mbappes nuk do të jetë problem sepse me largimin e yjeve si Bale, Jovic dhe Marcelo, “Los Blancos” kanë para që t’i ofrojnë çdo vlerë që e kërkon lojtari.

Reali beson se PSG-ja do kërkojë rreth 150 milionë euro për sulmuesin në verën e ardhshme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë