Loading…

Habitë Mimoza Kusari: Nuk u informuam për tiketën ngjitëse, ishim kundër saj

  • 22/07/2021 | 21:15

Habitë Mimoza Kusari: Nuk u informuam për tiketën ngjitëse, ishim kundër saj

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka thënë se si Vetëvendosje nuk kishin njohuri për vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për tiketat ngjitëse, i cili sot u tërhoq.


Nuk ishim të informuar për marrjen e vendimit të kësaj takse. Kur janë informu opinioni, jemi informu edhe ne si deputetë. Ka qenë kocensus i përgjithshëm që kjo duhej të hiqej. Përvec pezullimit të tiketës duhet të zbardhen edhe hapat e proceset që sollën këtë vendim’’, tha Kusari Lila në Debat Plus.

Ajo tutje ka thënë se vendimi si i tillë nuk është zbatuar.

‘”Kjo nuk ka fillu të zbatohet. Ne nuk është vec ky proces por ka pasë një mori vendimesh që janë marrë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se vendimi për tiketat ngjitëse u shfuqizua sot nga ministria e Infrastrukturës pas reagimeve të mëdha publike dhe pas protestave të organizuara nga PSD.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë