Loading…

Hadërgjonaj pas barazimit me Izraelin: E nisëm mbarë, tani fokusin e kemi te ndeshja ndaj Andorrës

  • 26/03/2023 | 13:32

Hadërgjonaj pas barazimit me Izraelin: E nisëm mbarë, tani fokusin e kemi te ndeshja ndaj Andorrës

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është shprehur i lumtur për barazimin e arritur (1-1) dje kundër Izraelit në Tel Aviv, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Hadërgjonaj ka thënë se ‘Dardanët’ e kanë nisur mbarë ciklin kualifikues për Kampionatin Europian ‘Euro 2024’.

Ai ka shtuar se tani e gjithë vëmendja do të jetë te ndeshja kundër Andorrës, ku ka kërkuar përkrahjen e tifozëve.

”E kemi nisur mbarë kualifikimet duke marrë një pikë të rëndësishme në Izrael. Tani fokusin e kemi te ndeshja e të martës ku me përkrahjen tuaj duam tre pikët. Forca Kosova,” ka shkruar Hadërgjonaj.

Kosova të martën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të ndeshet me Andorrën në takimin e dytë të grupit I. /gazetametro.net

Postimi i Florent Hadërgjonaj:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë