Loading…

Hadergjonaj pjesë e Kosovës? Kjo është përgjigjja nga kryetari i FFK-së

  • 12/02/2019 | 17:12

Hadergjonaj pjesë e Kosovës? Kjo është përgjigjja nga kryetari i FFK-së

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka hedhur poshtë raportimet se Florent Hadergjonaj e ka pranuar zyrtarisht ftesën e tyre për ta përfaqësuar ekipin kombëtar të Kosovës.


Numri një i futbollit kosovar e ka sqaruar situatën aktuale rreth futbollistit që vazhdon të mbetet mes Zvicrës dhe Kosovës.

Sot gjatë gjithë ditës ka qarkulluar një lajm se mbrojtësi i djathtë i Huddersfield Town, Florent Hadergjonaj, ka pranuar të luajë për Kosovën.

Për më tepër, edhe uebsajti me bazë në Gjermani, Transfermarkt – i cili merret përveç tjerash edhe me lajmet rreth transferimeve të lojtarëve – e vë kosovarin e lindur në Zvicër në listën e futbollistëve të Kombëtares kosovare.

Por, Agim Ademi, kryetar i shtëpëisë së futbollit kosovar, i ka mohuar këto lajme duke thënë se FFK-ja ende është në pritje të një përgjigjeje nga Hadergjonaj.

“Jo, asgjë nuk ka zyrtare. Ne e kemi bërë ofertën dhe jemi në pritje të përgjigjes së tij”, ka thënë Ademi për Express.

Hadergjonaj, i lindur në Langnau të Zvicrës por me rrënjë shqiptare, e ka përfaqësuar shtetin helvetik në nivelet U-20 dhe U-21, para se të debutonte për kombëtaren A të Zvicrës në vitin 2017 në një ndeshje miqësore ndaj Bjellorusisë.

Megjithatë, kjo nuk ia ndalon atij ta ndërrojë ekipin kombëtar dhe të luajë për Kosovën. Meqë ishte ndeshje miqësore, 22-vjeçari ende mund të zgjedhë ta përfaqësojë vendin e prejardhjes së tij.

Kosova ka kohë të gjatë që i ka bërë thirrje atij të luajë me fanellën verdh e kaltër, por Hadergjonaj e ka lënë në pritje pasi besohet se në shumë e ka preferuar ekipin helvetik përmes të cilit sheh mundësi më të mirë për t’u rritur profesioanlisht.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë