Loading…

Hadërgjonaj: Presim fitore ndaj Suedisë

  • 06/10/2021 | 22:06

Hadërgjonaj: Presim fitore ndaj Suedisë

Dardanët do të ballafaqohen me Suedinë.

Kombëtarja e Kosovës do të takohet me Suedinë më 9 tetor nga ora 18:00, shkruan lajmi.net.

Futbollistët kosovar janë duke u përgatitur maksimalisht për këtë duel, Florent Hadërgjonaj beson që Kosova mund ta mposht Suedinë.

“Besoj se tri ndeshjet e shtatorit kanë qenë shumë të mira dhe kemi bërë hapa përpara”.

“Veten po e ndjej mirë dhe shpresoj se i gjithë ekipi do të vazhdojmë me paraqitje të mira”.

“Të shtunën presim fitore si gjithmonë dhe po përgatitemi bukur mirë për këtë ndeshje”.

“E dimë se çka na pret në Suedi, sepse kanë kualitet, por e njohim si kundërshtar. Atje do të ketë shumë tifozë tanë dhe pa dyshim do të jetë diçka speciale”, tha Hadërgjonaj.

Pas ndeshjes me Suedinë, Kosova përballet me Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri” më 12 tetor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë