Loading…
Hadërgjonaj zgjodhi Kosovën, Shaqiri me urim special
  • 16/05/2019 | 08:37

Hadërgjonaj zgjodhi Kosovën, Shaqiri me urim special

Florent Hadërgjonaj është lojtari i fundit që ka zgjedhur të vesh fanellën e Kombëtare së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Ylli i Huddersfield Town gjatë javës së kaluar, ka njoftuar se ka marrë pasaportën e Kosovës, dhe se për ndeshjet kualifikuese të qershorit do të jetë i gatshëm për t’i shërbyer trajnerit Bernard Challandes.

Për zgjedhjen e Kosovës, Hadërgjonaj është uruar nga shumë figura sportive, e në mesin e tyre edhe Xherdan Shaqiri, raporton lajmi.net.

Lojtari i Liverpool, që me prejardhje është nga Kosova e që luan për Zvicrën, ka zgjedhur Instagramin për të uruar Hadërgjonajn.

“Shumë suksese broshi. Ishallah me shumë shëndet. E merituar”, ka shkruar Shaqiri./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë