Loading…

Hahn: Ballkani të zhvillohet ekonomikisht

  • 09/11/2016 | 19:15

Hahn: Ballkani të zhvillohet ekonomikisht

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn gjatë prezantimit të Raportit të Progresit për Serbinë, të mërkurën në Bruksel, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i japin një rëndësi të veçantë zhvillimit ekonomik, raporton agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.

Përpara Komisionit Evropian për Punë të Jashtme, Hahn, i cili të premten do të zhvillojë një vizitë në Kosovë, përmdendi disa hapa pozitivë të cilët, sipas tij, i ka ndërmarrë Serbia, duke theksuar këtu normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si dhe sundimin e ligjit.

“Ritmi i negociatave me Serbinë do të varet kryesisht nga progresi i shënuar në këto dy fusha”, deklaroi Hahn.

Ai gjithashtu tha se Serbia ka ndërmarrë reforma ekonomike të cilat kanë dhënë rezultate pozitive. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë