Loading…

Hahn i reagon Ramës: Ndryshimet e kufijve nuk pranohen

  • 24/04/2017 | 15:39

Hahn i reagon Ramës: Ndryshimet e kufijve nuk pranohen

Bashkimi Europian duket se është vërtet i shqetësuar për deklaratat e fundit nacionaliste të Edi Ramës, për një bashkim të mundshëm të dy shteteve shqiptare.


Përveç zyrtarëve më të lartë të BE-së ka reaguar edhe komisioneri Johannes Hahn, menjëherë pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

“Nëse dikush mendon se mund të bëjë presion me deklarata të tilla, gabohet. Deklaratat për ndryshim të kufijve janë kundër produktive dhe të papranueshme”, deklaroi Hahn duke iu referuar deklaratave të forta të kryeministrit shqiptar, në një intervistë për “Politico”.

Menjëherë pas këtyre deklaratave të Ramës, edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i është bashkuar të njejtës retorikë që ka ngjallur shqetësim në Bruksel.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë