Komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn, sot në Prishtinë, ishte i rezervuar në shprehejen e qëndrimeve në paraqitjet para mediave, për atë se çfarë duhet të bërë për ta kaluar krizën, por në takimet e mbyllura, ai thuhet të ketë qenë shumë konkret, mëson gazetametro.net.
Nga burime brenda takimit të gazetametro.net, mësohet se komisionieri Hahn u ka thënë troq liderëve institucional se nje qeveri, një mazhorancë e cila nuk është në gjendje ta kalojë një çështje si demarkacioni, atëherë nuk ka kuptm funksional.
Me këtë Hahn shumë qartë ka nënkuptuar se nëse demarkacioni nuk kalon atëherë në momentin më të afërt dhe më të përshtatshëm vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Hahn sot ka qëndruar në Prishtinë, ku fillimisht ka takuar ndaras, liderët e institucioneve, duke filluar nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe të tjerët, e fare në fund ka mbledhur në një takim të përbashkët të gjithë liderët e partive kryesore në vend, nga pozita dhe opozita. /gazetametro.net