Loading…

Hahn: Nga 95 kushte, Kosova ka plotësuar 93

  • 25/11/2016 | 13:48

Hahn: Nga 95 kushte, Kosova ka plotësuar 93

Komisionari evropian, Johannes Hahn, në një konferencë për media në Bruksel, tha se në rastin e Kosovës ishin vendosur 95 kushte dhe Kosova deri tani ka përmbushur 93 prej tyre.

Kjo është arsyeja, sipas raportimit të RTK-së, pse Komisioni Evropian ka gjasa të prezantojë një raport të fundit për Kosovën në maj të vitit që vjen dhe aty do të shihet se a do të ketë nevojë për një raport të dytë apo se çdo gjë ka përfunduar dhe të lajmërohet këshilli.

Mirëpo, sa i përket përmbushjes së kushteve të mbetura Hahn theksoi se kjo është përgjegjësi e të gjithë politikanëve në Kosovë.

Hahn tha edhe se ka ende shumë për t’u bërë dhe se tani duhet të zbatohet legjislacioni, që nënkupton Gjykata Speciale dhe t’u shkohet në fund gjetjeve në rastet e korrupsionit, pasi që gjykata tani po merret me to dhe po arrihet të merren vendime, mirëpo gjithsesi duhet të ketë një luftë konstante kundër korrupsionit.

Në pyetjen e shtruar nga gazetarët se përse Kosovës i është vendosur kusht demarkacioni kur të gjithë e dimë se nuk ishte kushti i njëjtë edhe për vende të tjera të ish-Jugosllavisë siç është Kroacia, Hahn u përgjigj duke thënë se “ne kemi mësuar nga gabimet e mëhershme dhe se nuk duam të lëmë çështje të pazgjidhura”. Veç tjerash komisionari tha edhe se të gjitha këto kushte nuk janë imponuar por janë rezultat i një marrëveshje të përbashkët dhe se të gjitha këto duhet të realizohen.

Hahn këto deklarata i ka dhënë në një konferencë për media që është mbajtur në Bruksel së bashku me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politika të Jashtme Federica Mogherini dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë