Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Petrit Hajdari ka deklaruar se slogani i Lëvizjes Vetëvendosje “Krejt dhe Drejt”, është fyerje publike për inteligjencës së qytetarit, shkruan Gazeta Metro.
Hajdari po thotë se ky slogan është simbolikë totalitare e kapjes së shtetit në emër të ç’kapjes, sipas tij ky slogan nuk është aspak drejt.
Tutje, Hajdari thotë se ashtuquajtura “pasardhëse e Rugovës’, duke ju referuar Vjosa Osmanit, ka harruar autoritarizmin dhe bekimi për të s’ka qenë kurrë mesazh i asnjë politikani normal në Kosovë.
Ndryshe, ai tha se qytetari lexon gënjeshtra, mirëpo Rimëkëmbja me PDK’në është e vetmja alternativë që qeverisë me nder e bashkëpunim me qytetarët.
Postimi i plotë nga Hajdari:
E duan krejt, por aspak drejt
Parullat e sloganet politike, ndonëse nuk tregojnë asgjë për votuesit, tregojnë shumë për partitë që i përzgjedhin.Tregojnë mendësi e tendencë.
Slogani i përzgjedhur, është fyerje publike për inteligjencën e qytetarit: sikur njerëzit këtu të mos e dinë ç’domethënë “krejt”. Ajo është simbolikë totalitare, e kapjes në emër të ç’ kapjes.
Në anën tjetër, e ashtuquajtura “pasardhëse e Rugovës” e ka harruar faktin që autoritarizmi dhe bekimi për të s’ka qenë kurrë mesazh i asnjë politikani normal në Kosovë, e as i atij pasardhëse e të cilit ajo pretendon të jetë.
Por, qytetari e lexon gënjeshtrën. Është e qartë kristal që liderët që nuk dinë ta lexojnë historinë pa vetveten, përfundojnë në koshin e historisë, e jo në majat e saj.
Rimëkëmbja është alternativë, sepse nuk synon të rrënojë balancat demokratike të pushtetit, por të qeverisë me nder e me bashkëpunim.
Pa përjashtime. Pa përçarje. Pa inate meskine.
PDK-ja nuk do të donte të ishte alternativa e vetme, por është goxha e qartë që jemi të pakonkurueshëm në qëndrime. Prandaj, po përpiqen ta rrëzojnë PDK-në me populizëm.
Kot e kanë. Populli i Kosovës do të rimëkëmbet.
#Rimëkëmbje
#HoxhajKryeministër
#petrithajdari70