Loading…

‘Hajdeni kur dhe si të doni po ua mbajti!’, gjenerali grek shkakton tërbim në Turqi

  • 21/11/2022 | 15:15

‘Hajdeni kur dhe si të doni po ua mbajti!’, gjenerali grek shkakton tërbim në Turqi

Mediat turke i kanë bërë jehohë të madhe deklaratave të një dite më parë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Greqisë, Kostantinos Floros, në lidhje me një sulm të mundshëm turk ndaj grekëve.


“Hurriyet” raporton sot se Floros është duke rritur artificialisht tensionet në Egje duke “bërë deklarata skandaloze në drejtim të Turqisë”, ndërsa “Milliyet”, e cilëson atë një provokator që është zgjuar tani që Turqia është e zënë me kurdët në veri të Sirisë.

Çfarë tha Floros?

Gjatë ditës së djeshme ai theksoi se grekët nuk kanë për t’u frikësohen turqve në një rajon si Egjeu, ndërsa ushtria e tyre ka bërë përparime të mëdha sa i përket armatimit dhe aleancave strategjike.

“Le të vijë kush të dojë, ditën apo natën, neve do të na ketë perballë. Greqia do të vijojë të mbetet një shtet i pavarur, i fuqishëm dhe i lirë. Nëse vendosin të vijnë, ta dinë se do të përballen me një Maratonë apo Salamis (luftrat, sh.r) të re”, tha ai duke iu përgjigjur deklaratave të mëparshme të Erdoganit, sipas të cilit “turqit, mund të çohen një natë dhe t’u shkojnë në derë grekëve papritur”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë