Loading…

“Hajdeni shlirë këtë verë në Kosovë”: Lajm i mirë për mërgimtarët në Gjermani

  • 11/06/2021 | 15:33

“Hajdeni shlirë këtë verë në Kosovë”: Lajm i mirë për mërgimtarët në Gjermani

Gjermania ka një njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët që ia mësyjnë Kosovës.


Në prag të pushimeve verore, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka njoftuar se Kosova më nuk është pjesë e listës së shteteve që Gjermania i konsideron me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19. Kosova do të largohet nga kjo listë zyrtarisht më 13 qershor, raporton Express.

Lajmi është bërë të ditur përmes një postimi në web faqen zyrtare të MPJ’së së Gjermanisë.

“Ndryshimet e fundit: Lajmet (me efekt nga 13 qershor 2021, Kosova nuk është më një zonë rreziku, situata epidemiologjike)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Por, Ministria ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kosovës për udhëtime të panevojshme turistike.

“Përhapja e COVID-19 vazhdon të çojë në kufizime në trafikun ajror dhe udhëtimin ndërkombëtar dhe dëmtimin e jetës publike. Paralajmërimet lëshohen kundër udhëtimeve të panevojshme turistike në Kosovë deri më 12 qershor 2021. Udhëtimet e panevojshme turistike në Kosovë nuk rekomandohen me efekt nga 13 qershori 2021”, thuhet në njoftim.

Tutje, ky institucion këshillon qytetarët që të përcjellin lajmet për të marrë informacionet e fundit, meqenëse situata mund të ndryshojë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë