Loading…

‘Hajduki i votave’: Nait Hasani hynë në listë për zgjedhjet e 7 qershorit, PDK e heshtur

  • 12/05/2026 | 10:51

‘Hajduki i votave’: Nait Hasani hynë në listë për zgjedhjet e 7 qershorit, PDK e heshtur

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ishte më i përfoluri nga zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit për vjedhje të votave, të cilat ia siguruan ulësen për një mandat në Kuvend, shkruan Gazeta Metro.


Plotë 3 mijë e 414 vota i ishin larguar gjatë procesit të rinumërimit në disa vendvotime.

Edhe pse u akuzua për përfshirje në skandalin e vjedhjeve të votave brenda kandidatëve të PDK’së, i njëjti sërish është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Jam propozuar nga dega e Prizrenit dhe besoj se do të jem pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit”, ka deklaruar Hasani.

Injorimi i skandaleve brenda partiake pas zotimeve publike, lëvizje e radhës kjo nga PDK e cila si e tillë po kritikohet edhe për shkelje të parimeve.

Një qasje e tillë e subjektit të dytë më të votuar nga zgjedhjet e kaluara po konsiderohet të jetë e dëmshme për vetë atë si subjekt, pasi shpërfillja pas zotimeve publike nuk do harrohet.

Kreu i PDK’së Bedri Hamza ishte deklaruar se ky skandal nuk do të shmanget dhe do të ketë shqyrtim e llogaridhënie në përputhje me hetimet e autoriteteve.

Kjo çështje e bartjes së votave mes kandidatëve të të njëjtit ka përfshirë të gjitha subjektet politike në zgjedhjet e fundit por më i rëndi ishte rasti në zgjedhjet në Prizren ku ishte më i përfolur dhe i hetuar Nait Hasani, kandidati për deputet asokohe.

Gazetari dhe komentatori politik Valon A. Syla  ishte i zëshëm me kritika ndaj siç e quan ai standardeve të dyfishta të PDK’së.

Kësisoj Syla e lidhi me refuzimin e Fatmir Limajt që sipas tij do i sillte PDK’së  12 mijë vota nga Malisheva ku nuk u gjet kompromis. Në anën tjetër pranimin e Nait Hasanit që u zu me vjedhje votash pa asnjë kompromis, u pranua të jetë edhe një palë zgjedhje në listë.

“Me majt Nait Hasanin, hajdukat e votave e mos me marre Fatmir Limajn në PDK, veç po duket standard i dyfishtë. Ai bile i kish pru afer 12K vota edhe 1 komune. Asnjë prurje tjeter e re e as e vjeter nuk besoj se kishte mundur me sjellë kaq për PDK. Krejt cka vyne eshte aftesi negociuese edhe pse çështja po duket e mbyllyr per Kryesinë e PDK, koha ish dashtë me i mesu se eshte per bashkim me specifika të qarta, edhe prurje te reja, por edhe qendrime me te qarta”, shkroi Syla.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve në Kosovë, pas atyre të shkurtit dhe dhjetorit 2025. /gazetametro.net

Hamza i qartë: PDK distancohet nga manipuluesit e votave, ta refuzojnë mandatin e deputetit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë