Loading…
Hajdutët vjedhin kopjen e pikturës duke menduar se është origjinali
  • 16/03/2019 | 09:34

Hajdutët vjedhin kopjen e pikturës duke menduar se është origjinali

Piktura e vjedhur artistike nga një kishë në Itali nuk ishte origjinale, por kopje, shkruan Guardian, sipas së cilës vlera e parashikuar e punës origjinale është tre milionë euro.


Piktura Crucifixion e artistit flaman Pieter Brueghel i riu, është vjedhur nga kisha e Santa Maria Maddalena, në qytetin e vogël italian Castelnuovo Magra.

Vepra origjinale ka qenë në kishë për një shekull dhe është vendosur në një vend të sigurt. Policia konfirmoi se vepra e vjedhur ishte në të vërtetë një kopje. Tre dekada më parë, më saktësisht në vitin 1981, origjinali ishte vjedhur, por u gjet. Pas kthimit, piktura sigurohet nga sistemi përkatës, derisa gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo ishte e fshehur.

Brueghel konsiderohet si një nga piktorët më të mëdhenj të periudhës së Rilindjes Flamane dhe holandeze. Guardian kujton se Italia është një nga tregjet më të mëdha për veprat e vjedhura. Gjatë vitit 2016 pothuajse gjysma e veprave artistike u vjedh në kishat italiane. Policia po përpiqet të parandalojë vjedhjen në mënyra të ndryshme, dhe disa prej tyre po krijojnë video-mbikëqyrje dhe alarme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë