Loading…

”Hajgare në pandemi”: Ministria e Shëndetësisë kopjon rekomandimet për Covid-19 nga një faqe në Facebook

  • 11/07/2020 | 15:29

”Hajgare në pandemi”: Ministria e Shëndetësisë kopjon rekomandimet për Covid-19 nga një faqe në Facebook

Ministria e Shëndetësisë ka kopjuar rekomandimet për mbrojtje nga koronavirus, në faqen e Facebook’ut të ”Texas Medical Association”. Ministria i ka fshirë rekomandimet në gjuhën angleze derisa mbi to i ka shkruar në shqip, shkruan Gazeta Metro. 


Gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë ka publikuar dy fotografi, ku informohen qytetarët për rrezikun nga Covid-19.

Mirëpo këto rekomandime që janë publikuar nga Ministria që udhëhiqet nga Armend Zemaj, janë marrë komplet nga faqja e Facebook’ut të ”Texas Medical Association”.

Tek faqja amerikane, rekomandimet janë të shkruara në anglisht dhe është krijuar vetëm për shtetasit atje, pasi që edhe veprimtaritë janë të llojllojshme.

Pra të gjitha rekomandimet që kanë qenë në gjuhën angleze se si të mbrohemi nga koronavirus, Ministria e Shëndetësisë i ka fshirë ato, duke i zëvendësuar me tekst shqip dhe kopjimin e ka bërë në mënyrë joprofesionale, duke mos e cekur as burimin se ku i ka marrë.

Madje Ministria në fotografitë e publikuar ka lëshuar edhe disa fjalë në gjuhën angleze në fotografinë e përkthyer në gjuhën shqipe. Përveç kësaj në këto rekomandime gjenden edhe të dhënat kontaktuese të ”Texas Medical Association”.

Në postimin e Minsitrisë së Shëndetësisë mbi fotografi shkruhet: ”Informohu për rrezikun nga Covid-19, mbrohu!”, duke mos cituar burimin e këtyre rekomandimeve.

Më poshtë keni postimin e Ministrisë të publikuar sot dhe postimin e ”Texas Medical Association” të publikuar me 3 korrik.

Informohu për rrezikun nga Covid-19, mbrohu!

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Saturday, 11 July 2020

Deri më tani në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë