Ministria e Shëndetësisë ka vjedhur rekomandimet për mbrojtje nga koronavirus, në faqen e Facebook’ut të ”Texas Medical Association”. Ministria i ka fshirë rekomandimet në gjuhën angleze derisa mbi to i ka shkruar në shqip, shkruan Gazeta Metro.
Ndër tjerat në këto rekomandime të kopjuara thotë se kush luan golf është më pak i rrezikuar, sport ky që veprimtaria e saj në Kosovës është shumë shumë e vogël.
Gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë ka publikuar dy fotografi, ku informohen qytetarët për rrezikun nga Covid-19.
Mirëpo këto rekomandime që janë publikuar nga Ministria që udhëhiqet nga Armend Zemaj, janë marrë komplet nga faqja e Facebook’ut të ”Texas Medical Association”.
Tek faqja amerikane, rekomandimet janë të shkruara në anglisht dhe është krijuar vetëm për shtetasit atje, pasi që edhe veprimtaritë janë të llojllojshme.
Pra të gjitha rekomandimet që kanë qenë në gjuhën angleze se si të mbrohemi nga koronavirus, Ministria e Shëndetësisë i ka fshirë ato, duke i zëvendësuar me tekst shqip dhe kopjimin e ka bërë në mënyrë joprofesionale, duke mos e cekur as burimin se ku i ka marrë. //gazetametro.net