Loading…

Hajnat thyejnë një xhami në Pejë: Vjedhin tre mikrofona dhe një mikset

  • 12/09/2019 | 10:23

Hajnat thyejnë një xhami në Pejë: Vjedhin tre mikrofona dhe një mikset

Në një xhami në Pejë, disa persona kanë vjedhur zërimin e kësaj xhamie, saktësisht tre mikrofona dhe një mikset, transmeton Gazeta Metro.


Të hënën imami i një xhamie në Pejë ka raportuar në Polici, se persona të panjohur kanë depërtuar në objektin e xhamisë dhe kanë vjedhur sistemin e zërimit.

Nuk bëhet e ditur se a ka të arrestuar ende nga ky rast.

Raporti i Policisë së Kosovës:

Pejë 09.09.2019-13:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar imam i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në objektin e xhamisë dhe kanë vjedhur zërimin: tre mikrofona dhe një mikset. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë