Loading…

Hajni don ta vjedhë ‘Mercedesin’, por reagimin e tillë nga pronarja nuk e kishte pritur |VIDEO

  • 16/06/2019 | 23:50

Hajni don ta vjedhë ‘Mercedesin’, por reagimin e tillë nga pronarja nuk e kishte pritur |VIDEO

Hajnat janë bërë gjithnjë e më kreativë për t’ia dalë në qëllimin e tyre të arritjes së presë, transmeton Gazeta Metro.


Njëri prej këtyre planeve ndër më të pabesueshmit është ai për vjedhjen e makinës në pompën e benzinës. Në reagimin e një pronareje trime megjithatë ata nuk kishin lloharitur.

Vajza në Georgia ndalon për të marrë benzinë dhe sapo del nga makina, një veturë ndalet prapa saj. Një burrë del prej saj dhe tenton të hyjë në “Mercedesin” e saj. Ajo e sheh dhe reagon rrufeshëm, gjë që e dekurajon hajnin, i cili kthehet në makinën e tij dhe ikën.

Ajo më pas ka deklaruar se kishte dëgjuar për hajnat në pompat e benzinës, prandaj kishte qenë e kujdesshme. Më se shumti e habit fakti i tentimit të vjedhjes mu para syve të saj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë