Loading…

Hajni hidhet nga ballkoni i banesës, bëhet për QKUK

  • 24/04/2017 | 10:15

Hajni hidhet nga ballkoni i banesës, bëhet për QKUK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 19:32 minuta një zyrtar policor ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në një banesë në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren po ndodhte një vjedhje.


Njësite policore ka dalë në vendin e ngjarjes për ta verifikuar informacionin dhe kanë kuptuar se dy të dyshuar 17 vjeçar kanë hyrë në një banesë, me gjasë për të vjedhur mirëpo ndërkohë, pronari i banesës ishte kthyer dhe njëri nga të dyshuarit, për t’i ikur kapjes ka kërcyer nga një ballkon, nga kati i katërt i ndërtesës me ç’ rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

I lënduari është përcjell nga emergjenca për në Spitalin Rajonal në Prizren, e pasi i është dhënë ndihma e parë është dërguar në QKUK në Prishtinë.

I dyshuari i dytë është arrestuar e më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt, përcjell gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë