Loading…

Hajni hyri të vjedhë dyqanin në Chicago, ra në Idrizin me shirit të zi që e lidhi nyje

  • 23/06/2022 | 19:50

Hajni hyri të vjedhë dyqanin në Chicago, ra në Idrizin me shirit të zi që e lidhi nyje

Banori i Chicago Idriz Redzovic në SHBA rastisi në një dyqan kur një hajn hyri të vjedhë dhe po keqtrajtonte punëtorët. Hajni nuk e dinte se Idriz Redzovic ka shiritin e zi të shkallës së tretë në Jiu-Jitsu. Keq e pësoi hajni dhe u poshtërua madje nga Idrizi që e xhiroi gjithë rastin dhe transmetoi live madje në rrjete sociale, transmeton Gazeta Metro.


Redzovic që ka stërvitur 22 vite jiu-jitsu dhe është pronar i një akademie të artit marcial në Chicago rastisi në dyqan ku po blinte ëmbëlsira për fëmijët e tij javën e kaluar kur vërejti një person që po keqtrajtonte klientët dhe punëtorët në dyqan.

“Atëherë kur pashë që ai mësyu dhe goditi një punëtor në kokë, ndërhyra, e kapa si në stërvitje që bëj, e rrëzova dhe e shtypa si një petë dhe pastaj e lidha si një gjevrek” Redzovic i ka thënë Fox32 Chicago.

Redzovic e ka xhiruar një pjesë të incidentit dhe e ka publikuar drejtpërdrejtë në konton e tij në Facebook. Ai shihet si e mban të dyshuarin të lidhur si gjevrek për 18 minuta deri në arritjen e policisë. Hajni i identifikuar dëgjohet tek i lutet ta lëshojë por Redzovic refuzonduke i thënë se ai kishte keqtrajtuar ato vajzat dhe e kishte goditur punëtorin.

Policia tha se Cruz kishte vjedhur në të njëjtin dyqan po atë ditë më herët dhe ishte kthyer për më shumë. Policia njoftoi se i dyshuari është paditur për vjedhje dhe sulm fizik.

Idriz Redzovic ka pësuar një rritje në popullaritet dhe po e shfrytëzon mirë për të rritur biznesin e tij me këtë rast që demonstroi aftësitë që mund t’i përfitojnë klientët në akademinë e tij të arteve marciale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë