Loading…
Hajni ia kthen paratë e vjedhura gruas pranë bankomatit, kur e kupton se nuk kishte tjera në llogari
  • 13/03/2019 | 12:45

Hajni ia kthen paratë e vjedhura gruas pranë bankomatit, kur e kupton se nuk kishte tjera në llogari

Një hajn i pazakontë kinez ka tërhequr vëmendjen e botës, e në veçanti pas publikimit të një video në internet.

Ai i ishte afruar nga pas një gruaje që ishte pranë bankomatit duke tërhequr para, e pasi që ajo i kishte dhënë një shumë të vogël e kapluar nga frika, hajni nuk u nda i kënaqur dhe kështu kërkoi më shumë nga ajo, transmeton Telegrafi.

Derisa e kërcënonte me thikë dhe i kërkonte të tërhiqte më shumë dhe në një moment u hap llogaria e saj dhe ai filloi të qesh – në llogari nuk kishte as edhe një qindarkë.

Kjo e bëri hajnin që të ndjejë keqardhje për gruan dhe kështu i ktheu edhe ato pak të holla që ia mori. E kamerat e sigurisë e kanë filmuar atë duke buzëqeshur derisa po largohej.

Megjithatë pas identifikimit, policia ka arritur ta arrestojë dhe ta dërgojë në stacionin e policisë për ta marrë në pyetje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë