Një turmë e hajnave janë xhiruar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një degë të dyqaneve të njohura amerikane 7-Eleven në fillim të kësaj jave, transmeton Gazeta Metro.
Videot e xhirimeve të publikuara nga policia e Los Angeles zbuluan si dhjetëra njerëz, shumë prej të cilëve as që u munduan të fshehin fytyrat vodhën çka kishin përpara kur ia mësyen dyqanit të hënë n pas pak mesnate në lagjen Harbor Gateway në Los Angeles.
Në xhirim shihen duke vjedhur xhirim shihen duke vjedhur edhe kasën në banak, bileta lotarie, çamçakëzë e çfarë pati. Këta vandalë madje u panë duke i hedhur e ndjekur me mallra punëtorët e dyqanit që braktisën atë dhe arratisën.
Turma e të dyshuarve ia mbathi para se të arrinte policia në vend të ngjarjes. Sipas policisë kjo turmë e organizuar hajnash kishin bllokuar me vetura gjithë udhëkryqin me vetura që krijoi një hapësirë në mes të vendit. Ata aty nisën të vandalizojnë rrugët pastaj edhe vodhën çka gjetën para se të ikin./gazetametro.net