Loading…

Hajni më i madh në Angli po ndiqet në tërë Europën, dyshohet se fshihet në Beograd

  • 04/11/2021 | 17:16

Hajni më i madh në Angli po ndiqet në tërë Europën, dyshohet se fshihet në Beograd

Një kërkim i madh ka nisur në Europë për burrin që akuzohet se ka kryer vjedhjet më të mëdha në historinë e Anglisë, sipas hetimit të BBC. I dyshuari shtetas peruan Alfredo Lindley raporton media britanike se fshihet në Beograd, transmeton Gazeta Metro.


Alfredo Lindley thuhet se ka kryer një varg vjedhjesh të shtëpive të tre figurave të njohura e të pasura në vitin 2019 në Angli – përfshi dhe plaçkën prej 25 milionë funte në shtëpinë e trashëgimtares së F1, Tamara Ecclestone raporton BBC.

Në atë rundë të plaçkitjeve ai kishte vjedhur edhe shtëpitë e futbollisti anglez Frank Lampard dhe miliarderit Srivaddhanaprabha, pronar i Leicester City.

Autoritetet italiane e akuzojnë Lindley se ka plaçkitur shtëpinë e Patrick Vieira dhe Sulley Muntari futbollistë të klubit Inter asokohe në vitin 2009.

Lindley besohet se po qëndron në Beograd

40 vjeçari peruan ka një histori kriminale në Itali për mashtrime dhe vjedhje i maskuar në disa identitete që nga 1995, sipas dokumenteve gjyqësore që i ka shqyrtuar BBC.

Informacionet zbulojnë se në dekadën e shkuar Lindley ka shfrytëzuar së paku 19 pseudonime – përfshi Daniel Vukovic, Ljubomir Romanov dhe Ljubomir Radosavljevic.

Këto dokumente kanë zbuluar se këto identitete kanë lidhje në disa qytete të ndryshme europiane Beogradi, Sarajeva, Milano dhe Zagrebi.

Me emrin Ljubomir Romanov, Lindley doli para gjykatësit në Beograd me 27 gusht ku përballej me kërkesën për ekstradim në Mbretërinë e Bashkuar. Rasti ishte sjellë në gjyq nga departamenti i specializuar për krim të organizuar të prokurorisë së Serbisë. Megjithatë, ekstradimi ishte refuzuar nga autoritetet serbe dhe Lindley ende besohet të jetë në Beograd.

Ai është renditur si një prej bashkëpronarëve të një biznesi ndërtimor në qendër të qytetit. Sipas letërnjoftimit të lëshuar nga autoritetet serbe, adresa e tij është në Obrenovac, një qytezë në komunën e Beogradit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë