Loading…

‘Hajni milionëshe’ në kohën e pandemisë: Fillojnë hetimet për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë

  • 23/05/2020 | 12:34

‘Hajni milionëshe’ në kohën e pandemisë: Fillojnë hetimet për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka njoftuar se ka filluar hetimi hetimin për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Metro.


Prestreshi ka njoftuar se kanë filluar t’i ndërrmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë Pandemisë.

“Ju njoftoj se AKK pisten hetimore do ta orientoj vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale”, ka shkruar Prestreshi në Facebook.

Kujtojmë, që Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia, tash e gati tre muaj ka nënshkruar me dhjetëra tenderë e kontrata për furnizime të ndryshme që kanë të bëjnë me pandeminë e Koronavirusit.

Ky është njoftimi i plotë:

Pasi që kemi autorizuar divizionin Anti-kartel për t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë Pandemisë , dje jam njoftuar nga ky divizion se tani më veq i kanë pranuar dosjet.

Ju njoftoj se AKK pisten hetimore do ta orientoj vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale.

Pra bidrigging me marrëveshje vertikale në tenderët publik i trajton Prokurori përkatës dhe

Bidrigging me marrëveshjet horizontale i trajton Autoriteti.

Për çdo qështje tjetër që është në interes të publikut do t’ju mbajmë të informuar./gazetametro.net

 

Hajni milionëshe në kohën e pandemisë nga Qeveria Kurti

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë