Loading…

‘Hajni në pandemi’: Ministria e Shëndetësisë bleu maskën e 95 centëve për 8.50 euro, 3500% më shtrenjtë

  • 29/05/2020 | 10:42

‘Hajni në pandemi’: Ministria e Shëndetësisë bleu maskën e 95 centëve për 8.50 euro, 3500% më shtrenjtë

Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga ministri në detyrë, Arben Vitia, ka dhënë tendere të dyshimta dhe me çmime marramendëse të tregut, shkruan Gazeta Metro.


Kontrata të dyfishta, çmimet më të larta në rajon dhe pranim i testeve nga Serbia janë disa nga skandalet që po e përcjellin këtë ministri nën udhëheqjen e Vitisë.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, deputeti i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu ka deklaruar se një maskë e cila në treg gjendet me 0.95 cent, është blerë nga ministria e Shëndetësisë me çmimin prej 8.50 euro.

“Një maskë pp2 respiratore që në rajon gjendet me 0.95 cent e deri në 1.21 cent , ministria e shëndetësisë e ka paguar me çmim 8 euro 50 cent, gjithashtu edhe me maska kirurgjike, QKUK ka pasur kontratë valide me 0.16 cent, ndërsa ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar maska me çmim 0.56 cent, pra për afro 3500 % më shtrenjtë ka kontaktuar blerjen e tyre, po ashtu është vjedhur prej paracetomillit e dorëzave deri te qeset e kufomave”, tha Haxhiu në RTK, transmeton Gazet aMetro.

Po ashtu Haxhiu tha të gjitha këto dëshmi që janë pranuar edhe nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, janë dorëzuar në prokurori për hetime.

“Komisioni Parlamentar tanimë e ka zyrtarizuar për hetim në organet e prokurorisë, në mbledhjen që e kemi pasur janë shqyrtuar dokumentacioni nga ministria e Shëndetësië, të gjitha këto dokumentacione të dorëzohen ne prokurori, pasi ka dyshime për fryrje të çmimeve deri në 3500%, kontrata të dyfishta”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se para disa muajsh Kosova ka pranuar 1 mijë teste nga Serbia, kjo u pa si formë kontrabande pasi u transportuan me vetura zyrtare diplomatike duke mos respektuar temperaturën në të cilat duhet të ruhen ato gjatë transportimit.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë