Loading…
Hakerët dështuan të shantazhojnë bendin Radiohead
  • 12/06/2019 | 12:41

Hakerët dështuan të shantazhojnë bendin Radiohead

Kult grupin britanik Radiohead provuan disa hakerë të i shantazhojnë për 150 mijë dollarë amerikanë për xhirimet e njërit prej albumeve ikonë të muzikës bashkëkohore, nuk ju dhezi këtyre shantazhuesve i shpalosën vetë bendi,  transmeton Gazeta Metro.


Këta hakerë i vodhën xhirimet e provave të për albumin OK Computer të vitit 1997 dhe provuan të i shantazhojnë me 150 mijë dollarë, ata nuk u menduan mirë si duket e nuk kishin shumë dijeni për bendin nga Oxford i Anglisë.

Jo që nuk i paguan e as nuk nisën ndonjë procedurë ligjore po i shpërndanë vet në internet si përgjigje ndaj tyre.  “Për vetëm 18 funte vlerësoni vetë nëse do të duhej të paguanim”.  Të gjitha fitimet shkojnë për rebelimin Extinction.

Albumi OK Computer i bendit Radiohead ishte albumi më i mirë i vitit 1997 dhe llogaritet si shembull suksesi i rilindjes së skenës së British Pop gjatë të 90’ve së bashku me bendet Oasis e Blur.

Radiohead gjendet rregullisht është në listat e bendeve më të vlerësuara në botë për zhanrin e tyre. Ata janë mjaft mëndje hapur rreth ndryshimit të industrisë së muzikës dhe prej fillimi ishin nismëtarë të praktikave të reja të shpërndarjes së muzikës së tyre me metoda jo tradicionale.

Albumin Hail to the Thief e shpërndanë falas për publik e kjo përpjekje e këtyre hakerëve, mos të ju themi hajna, doli qesharake. Respekti për bendin tani vetëm sa është shtuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë