Loading…

Hakerët iranianë: Shqiptarët do të kenë fatin e popullit të Irakut

  • 05/10/2022 | 22:30

Hakerët iranianë: Shqiptarët do të kenë fatin e popullit të Irakut

Grupi “Homeland Justice” ka bërë me dije se do të publikojë dokumente të tjera, ku pretendon se “ashtu si ish-diktatori irakian Saddam Hussein përdori MEK-un për të vrarë dhe shtypur popullin e tij, një fat i tillë me siguri do të përsëritet në Shqipëri”.


“Siç e dini, dhe siç thamë, korrupsioni sistematik i pushtetarëve po e mbyt popullin shqiptar. Ashtu si ish-diktatori irakian Saddam Hussein përdori MEK-un për të vrarë dhe shtypur popullin e tij, një fat i tillë me siguri do të përsëritet në Shqipëri. Qëndroni vigjilent për zbulime të mëtejshme…”, thotë “Homeland Justice”.

Grupi i hakerëve iranianë i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, ka publikuar më parë e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, si dhe ka nxjerrë në publik numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë.

Ata nisën një sulm kibernetik shkatërrues kundër dhjetëra faqeve zyrtare dhe të shërbimeve, duke i bërë ato jofunksionale për shumë kohë. Midis majit dhe qershorit 2022, aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë kryen lëvizje anësore, si zbulimin e rrjetit dhe marrjen e kredencialeve nga rrjetet e qeverisë shqiptare. /a2news

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë