Loading…

Hakerët kinezë kishin cak vaksinën e Covid-19 të kompanisë Moderna në SHBA

  • 31/07/2020 | 11:33

Hakerët kinezë kishin cak vaksinën e Covid-19 të kompanisë Moderna në SHBA

Hakerë të lidhur me qeverinë kineze kanë shënjestruar kompaninë farmaceutike Moderna Inc, udhëheqëse në hulumtimin e dhe prodhimin e vaksinave për koronavirus, në fillim të këtij vitit duke tentuar të vidhnin të dhëna të vlefshme, sipas zyrtarëve të sigurisë që mbikëqyrin aktivitetin e kibernetikës ilegal të Kinës, transmeton Gazeta Metro.


Javën e kaluar Departamenti i Drejtësisë i SHBA’së ka publikuar një padi të ngritur ndaj dy shtetasve kinezë të akuzuar për spiunazh në Shtetet e Bashkuara. Në aktakuzë ceket se hakerët kinezë “kanë vëzhguar” rrjetin kompjuterik të firmës bioteknike në shtetin e Massachusetts që dihej se po punonte në vaksinën kundër koronavirusit në muajin janar.

Kompania Moderna që njoftoi se po punonte në kandidatin e saj për vaksinë kundër Covid-19 në janar, i ka konfirmuar agjencisë së lajmeve Reuters se kompani ka qenë në kontakt me FBI dhe i shte bërë me dije rreth “veprimtarisë së vëzhgimit për të dhëna” nga grupi i hakerëve i emëruar në padinë e javës së kaluar.

Zyrtari i sigurisë së SHBA’së në kushte anonimiteti nuk dha më shumë detaje për tre kompanitë që sihn cak i hakerëve kinezë.

Padia e 7 korrikut e publikuar javën e kaluar pandeh se dy hakerët kinezë, Li Xiaoyu dhe Dong Jiazhi, kanë kryer një varg hakimesh që prej një dekade që herë të fundit kishin cak grupet hulumtuese për vaksinës për Covid-19.

Prokurorët thanë se Li dhe Dong kanë punuar si kontraktorë të Misnitrisë së Sigurisë Shtetërore, agjenci e inteligjencës së Kinës. Porositë e lëna në llogaritë e tyre të regjistruar nën nofkën e Li, or0lxy, nuk ishin përgjigjur. Detajet e kontaktit të Dong nuk ishin kthyer.

Dokumentet e dorëzuara në gjykatë e përshkruajnë kompaninë e pa emëruar që punojnë në hulumtime antivirale në Kaliforni si dhe tjetrën në shtetin e Maryland si njërën që kishte njoftuar për fillimin e zhvillimit të një vaksine në muajin janar. Dy kompani i përgjigjen këtij përshkrimi: Gilead Sciences Inc dhe Novavax Inc.

Dy kompanitë nuk komentuan rreth çështjeve të sigurisë kibernetike. Nga Novavax thanë vetëm se “ekipi ynë i sigurisë janë njoftuar për kërcënimet e supozuara nga jashtë të identifikuara në lajme.”

Një konsultant me dijeni rreth hetimeve të shumta në raste hakimi që përfshijnë kompani farmaceutike vitin e kaluar tha se grupe hakerësh kinezë besohet gjerësisht të ndërlidhur me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të Kinës janë atë që kishin cak kryesor hulumtimet rreth Covid-19, globalisht. Ky përshkrim përputhet me atë të hakerëve të akuzuar, si kontraktorë të ministrisë kineze./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë