Loading…

Hakerët rusë nisin sulmet ndaj hulumtimeve për vaksinën anti-Covid: Vjedhin të dhënat kryesore nga disa shtete

  • 16/07/2020 | 17:32

Hakerët rusë nisin sulmet ndaj hulumtimeve për vaksinën anti-Covid: Vjedhin të dhënat kryesore nga disa shtete

Hakerët rusë po përpiqen po tentojnë të vjedhin hulumtimet e vaksinave sipas SHBA’së, Britanisë dhe qeverisë së Kanadasë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tri qeverive kjo paraqet një luftë të re virtuale dhe luftë inteligjence në mes Moskës dhe Perëndimit.

Agjensia Nacionale e Sigurimit tha se grupi i hakerëve i njohur si ‘’Cozy Bear’’, që është në bashkëpunim me inteligjencën ruse, ka shfrytëzuar pandeminë e koronavirusit duke sulmuar organizatat shëndetësore në mënyrë që t’u marrin hulumtimet rreth vaksinave.

Hakerët rusë kanë sulmuar Britaninë, Kanadanë dhe Amerikën së bashku me organizatat e tyre hulumtuese rreth vaksinës anti-Covid. Ata kanë përdorur metodat  e tyre për të arritur akses në hulumtim.

‘’Ne  i dënojmë këto veprime dhe sulme kundër përpjekjeve që ne jemi duke bërë në luftën anti-covid’’, tha Paula Chichester, drejtori i Qendrës Nacionale për Siguri Kibernetike.

 

‘’Cozy Bear’’ janë një ndër grupet më të suksesshme në fushën kibernetike të cilat bashkëpunojnë me qeverinë ruse, dhe ishin të implikuar edhe në vitin 2016 në hakimin e përkrahjes së Komitetit Nacional demokratik.

Qeveria kanadaze dhe britanike thanë të enjten se ‘’Cozy Bear’’ është pa dyshim pjesë e shërbimeve inteligjente ruse./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë