Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, sot është parë në seancën e Kuvendit të Kosovës, disa javë pasi tha se ishte në një ‘’grevë parlamentare’’ e bojkotoi seancat, shkruan Gazeta Metro.
Abazi, është parë sot në Kuvend, ku për pak pritet të filloj seanca plenare.
Ai kishte mospajtime me zyrtarët e partisë që i takon, për të cilat nuk dha ndonjëherë detaje.
Madje ishte përplasur me njërën nga deputetet e LVV’së, Fitore Pacollin, duke shfaqur kështu edhe më shumë mospajtime mes tij dhe deputetëve të tjerë.
‘’ Të dashur qytetarë- votues Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë. Ju falëmnderit për mirëkuptim për mospjesmarrjen sot’’, pati shkruar Abazi në një postim me 23 nëntor./gazetametro.net