Loading…

Haki Abazi shpreson që Thaçi të arrestohet në Hagë dhe Vjosa Osmani të bëhet Presidente

  • 11/07/2020 | 10:40

Haki Abazi shpreson që Thaçi të arrestohet në Hagë dhe Vjosa Osmani të bëhet Presidente

Anëtari i Vetëvendosje, Haki Abazi po shpreson që presidenti i Kosovës të arrestohet dhe të mbahet në burgim në Hagë, shkruan Gazeta Metro.

Abazi duke komentuar përplasjen verbale të deputetit të LDK’së, Xhavit Ukajt dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka thënë se nga e hëna situata në Kosovë mund të ndryshon.

Ai po shpreson që Presidenti Thaçi të ndalet në Hagë dhe nga e hëna postin e Presidentit sipas tij ta ushtron Vjosa Osmani.

Krejt në fund Abazi thotë se ka parë në horizont dhe shenja pozitive, duke thënë se ditë të mira po vinë e së bashku me të edhe Qeveria Kurti.

“Halli i Xhavit Ukaj është që pas të hënës Vjosa është e mundur të jetë edhe Presidentja e Kosovës! Kjo e bën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të pamundur dhe rrjedhimisht zgjedhjet të pakalueshme e shumë të shpejta. Nuk ka nevojë për komplikim, ditë të mira po vijnë dhe bashkë me to edhe qeveria Kurti”, tha Abazi.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë