Loading…

Haki Abazi tregon pse Albin Kurti vizitoi varrin e Ibrahim Rugovës

  • 18/02/2020 | 12:03

Haki Abazi tregon pse Albin Kurti vizitoi varrin e Ibrahim Rugovës

Zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka thënë se shefi i tij, Albin Kurti, ka vizituar varrin e Ibrahim Rugovës vetëm për Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka deklaruar ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku tha se në Velani nderuan të gjithë kontribuuesit e lirisë.

“Në Velani u bëmë bashkë për qëllimin e madh për të cilin luftuan, dhanë jetën, u sakrifikuan dhe lanë amanet për ta bërë shtetin për ta ruajtur kombin. Edhe Presidenti Rugova edhe heroi- Mandela ynë, Demaçi, kanë dhënë drejtim dhe vizion për të ardhmën dhe qëndrueshmërinë përballë pengesave. Të gjithë Dëshmorët që pushojnë në tokën për të cilën ranë- janë skalitur përjetësisht në historinë e kombit tonë”, ka thënë Abazi.

Postimi i plotë:

Urime edhe sot!

Dje kaluam nje ditë feste, feste e rëndësishme në udhëtimin tonë si komb, përkrah kombeve tjera. Të tjerët janë para nesh, ata bënë shtetin kur ne sikur luftonim njëri tjetrin e Besën u falëm të huajve. Dje ishte ndryshe, Besën njëri tjetrit, për vendin.

Dje, ishte ditë e bukur në të gjitha anët, në Prekaz dielli bënte dritë e shpirtrat e familjes Jashari i jepnin shkëlqimin vendit tonë. Ndëgjohet thirrja për të ruajtur cdo kontribut, secilin moment të luftës së lavdishme të UÇK, bijave dhe bijëve të vendit, heronjëve të historisë dhe patriotëve që nuk u dorëzuan asnjeherë. Lavdi e përjetshme!

Në Velani u bëmë bashkë për qëllimin e madh për të cilin luftuan, dhanë jetën, u sakrifikuan dhe lanë amanet për ta bërë shtetin për ta ruajtur kombin. Edhe Presidenti Rugova edhe heroi- Mandela ynë, Demaçi, kanë dhënë drejtim dhe vizion për të ardhmën dhe qëndrueshmërinë përballë pengesave. Të gjithë Dëshmorët që pushojnë në tokën për të cilën ranë- janë skalitur përjetësisht në historinë e kombit tonë. Lavdi!

Dje, Kuvendi i Republikës rrezatoi vlerë, sinqeritet, unitet, respekt për të gjithë, pa përjashtim.

Dje si çdo ditë, roja e shtetit tonë, ushtria dhe ushtarët tanë na bënë krenarë, të mbrojtur dhe të sigurt. Uniforma është jona!

Dje, u bëmë bashkë për ardhmërinë tonë, për Republikën, për guximin tonë që na duhet për të kryer detyrat e përditshme në realizimin e qëllimeve tona. Dje shteti dhe qytetari ishin bashkë, ashtu do të vazhdojmë!

Falemnderit gjithashtu policisë së Kosovës për sigurinë publike.

Kërkoj falje për ndonjë lëshim që ka mundur të ndodhë dhe të jeni të sigurt që nuk e kemi bërë me qëllim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë