Loading…

Haki Abazin nuk e përkrahin në qytetin e tij, merr vetëm 654 vota

  • 26/02/2021 | 13:00

Haki Abazin nuk e përkrahin në qytetin e tij, merr vetëm 654 vota

Ish/zëvendëskryeministri në Qeverinë “Kurti”, Haki Abazi ka dështuar që të marr vota edhe në Rajonin e Ferizajt prej nga raportohet se e ka prejardhjen. Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm në Ferizaj me gjithsej 31 mijë e 516 vota, Abazi arriti që në këtë qytet të marr vetëm 654 vota.

Këto rezultate dolën nga numërimi i votave në 39 vendvotime në këtë qytet.

Në ndërkohë këto të dhëna janë publikuar në formularët e KQZ’së.

Përndryshe në Qeverinë “Kurti”, Haki Abazi ishte numri dy i ekzekutivit.

Haki Abazi mbante numrin 19 në listë, shkruan Gazeta Express.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë