Një grua nga Ohio ka vënë një gjarpër të rrejshëm në kutinë e postës, ndërsa reagimi i burrit është bërë hit në rrjetet shoqërore, transmeton Gazeta Metro.
Në video shihet burri i cili e hap arkën e postës, e pastaj bërtet dhe rrëzohet prapa nga frika kur e sheh gjarprin.
https://youtu.be/v8eEl4lMRzM
Kamera e sigurisë e paraqet se si i hedh një sy arkës disa herë para se të vendosë të ballafaqohet me gjarprin, por shpejt e kuton se është fjala për mahi.
Bashkëshortja e tij për “ViralHog”-un ka thënë se vetëm ia ka kthyer një rreng të tij të mëparshëm dhe se ata shpesh i përgatisin gjëra të tilla njëri-tjetrit.
Në fund të videos dëgjohet burri duke bëritur se kjo nuk është qesharake./gazetametro.net