Loading…

Hakmarrja e shfrenuar e Kurtit

  • Nga

  • ARTON MUHAXHERI

  • 05/03/2020 | 17:47

Hakmarrja e shfrenuar e Kurtit

Ditët e para të realitetit të ri në Kosovë janë të mjaftueshme për të kuptuar si do të përfundoj një qeveri e zgjedhur siç është qeveria Kurti.


Shkruan: Arton Muhaxheri

U dashën mbi pesëmbëdhjetë vite aktivitete të llojllojshme, shumë prej tyre të rrezikshme të cilat kushtuan edhe me jetë njerëzish,  poashtu gjatë kësaj kohe është dashur të bëhet një krim, që ligji nuk e trajton si të tillë, por në realitet është krim më i rëndë se një vrasje direkte, ky është krimi i ushqimit të një ndjenje të rrjeshme të rritjes së shpresës, e cila lirisht mund të konsiderohet edhe si një vrasje masive, dhe Albini e bëri këtë.

Sot, realisht mund të flasim për të gjitha ngjarjet, por e vërteta është se Albini erdhi në pushtet dhe ai tanimë është kryeminister i Kosovës, i cili nuk ndihet fare i turpëruar për rrugën që ka zgjedhur për të ardhur deri këtu, rrugë kjo që është dashur të lahet me gjak, të vuajnë familje për familjarët e tyre të vrarë, vetëm për ta bërë realitet, ëndrrën e një individi për tu bërë kryeministër.

Sot, Albini është kryeministër, dhe vendimet e para të tij tregojnë se të gjitha përpjekjet për të ardhur në pushtet i bëri për tu hakmarr ndaj kundërshtarëve politik, e veçanarisht hakmarrjen e shfrenuar po e shprehë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës. Nëse i gjithë qëllimi i tij ka qenë hakmarrja ndaj PDK-së atëherë mendoj që kemi të bëjmë me një kryeministër pa vizion dhe shumë të rrezikshëm, ku përmes vendimeve të tij, PDK nuk do të humb asgjë, Albini nuk do të fitoj asgjë, ndërsa Kosova do të humbë shumë.

(Autori është koordinator i PDK’së dhe kjo kolumnë është shkruan enkas për Gazetën Metro)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë