Balenat e llojit Orka po mësojnë tufat e tyre të sulmojnë anijet në Europe sipas shumë dëshmitarëve, transmeton Gazeta Metro.
Që nga viti 2020 në Ngushticën e Gjibraltarit janë regjistruar disa sulme të orkave të cilët po sulmojnë anijet duke dëmtuar pjesën e poshtme të saj.
Shkencëtarët thanë se një balenë e këtij llojit e traumatizuar e ka nisur këtë fenomen.
Orka e quajtur White Gladis sipas studiuesve ka përjetuar një moment kritik gjatë një incidenti me anije dhe nga aty ka filluar të sulmojë ato ka thënë për livescience.com Alfredo Lopez Fernandez i cili është biolog në Universitetin e Aveiros në Portugali.
Sipas Fernandez orka e traumatizuar ka filluar këtë ndryshim në sjellje tek ta. Ai shtoi se orkat janë duke e bërë këtë me qëllim dhe të organizuar por se sipas nuk dihet ende aryeja apo motivimi prapa një veprimi të tillë mirëpo sipas shkencëtarëve teoria më e besueshme është se ato po veprojnë në mbrojtje shkaku i traumës së përjetuar.
Orcas normally never attack boats
It is assumed that an Orca was sliced by a ship a few years ago and in excruciating agony attacked the boat
Other Orcas were watching and learned to view these boats as a threat and to attack
Do not blame the Orcas https://t.co/SF9wLbmX5M— GO GREEN (@ECOWARRIORSS) May 28, 2023
Në një sulm të ndodhur me 4 maj, 3 orka kanë filluar ta sulmojnë një jaht në Ngushticën e Gjibraltarit sipas websajtit gjerman Yacht këtë anije është dashur ta shpëtojë nga fundosja garda detare e Spanjes./gazetametro.net