Loading…
Hakmerret Erdogan: Burg të përjetshëm për 128 puçistë në Turqi
  • 20/06/2019 | 18:32

Hakmerret Erdogan: Burg të përjetshëm për 128 puçistë në Turqi

Gjykata turke dënoi sot udhëheqësit e grusht shtetit përfshi edhe oficerë të lartë në njërin prej proceseve më të mëdha rreth provës së dështuar të rrëzimit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, transmeton Gazeta Metro.


Gjykatësi vendosi që 128 prej të dënuarve të i dënojë me burgim të përjetshëm të njëpasnjëshëm për vdekjen e 139 personave, për cenimin e kushtetutës dhe tentim vrasjen e presidentit. Këto akuza mbajnë dënime të ashpra burgimi.

23 të akuzuar të tjerë ju janë shqiptuar dënime të zakonshme me burgim të përjetshëm, ndërsa 27 të tjerë janë dënuar me burgim deri në 20 vite.

Mes të akuzuarve ishte edhe predikuesi islamik Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për urdhërimin e grusht shtetit ku si pasojë mbeten mbi njëqind persona të vdekur e mijëra të vdekur. Gulen e ka mohuar gjithmonë akuzat. Turqia ka dështuar ta ekstradojë nga SHBA’të Gulenin.

Mes të dënuarve janë edhe ish komandanti i forcave ajrore turke, Akin Ozturk. Mehmet Disli që është vëllai i Saban Disli i cili nga shtatori  shërbeu si ambasador në Hollandë.

Kolonel, Levent Turkkan, ish ndihmësi i shefit të shtabit të ushtrisë turke, Hulusi Akar, tani ministër i mbrojtjes, po ashtu është mes të dënuarve me burgim të përjetshëm. Nga të gjithë të akuzuarit janë liruar 33 persona. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë