Loading…
Hakmerret Kina, i vendos tarifë 25 % veturave amerikane
  • 23/08/2019 | 17:44

Hakmerret Kina, i vendos tarifë 25 % veturave amerikane

Kina do të rrisë tarifat ndaj mallrave amerikane me vlerë prej 75 miliardë dollarësh dhe do të rifillojë t’u vërë tarifën prej 25 për qind automjeteve amerikane, si shpagim ndaj planit të Presidentit Trump për të taksuar mallrat kineze duke filluar nga 1 shtatori, deri tani negociatat ende nuk kanë nisur për të rregulluar marrëveshjen e mbetur tregtare mes dy vendeve pas tarifave dhe ndalesave të vendosura nga SHBA’ja ndaj Kinës, që e kanë dëmtuar rëndë ekonominë kineze edhe ashtu në recesion,  transmeton Gazeta Metro.


Tarifat kineze për disa produkte amerikane do të hyjnë në fuqi më 1 shtator ndërsa të tjerat më 15 dhjetor.

Një zyrtar i administratës Trump tha se SHBA dhe Kina nuk i kanë ndryshuar planet për të zhvilluar një raund bisedimesh tregtare ballë për ballë muajin e ardhshëm.

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow tha se diskutimet e kësaj jave midis negociatorëve në nivel zëvendësish ishin konstruktive.

Kina dhe SHBA janë përfshirë në një betejë tarifash që ka prekur tregjet botërore.

Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, deklaroi se do të i përgjigjet masave të Kinës së shpejti. Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar për masa shtesë ndaj produkteve kineze me vlerë prej 200 miliardë dollarë por kishte pezulluar vendosjen e tyre për një periudhë tjetër duke pasur parasysh rifillimin e negociatave mes dy fuqive kryesore ekonomike botërore.

Analistët shqetësohen se një luftë tregtare mes dy vendeve mund t’i çojë SHBA’të drejt një recesioni edhe pse tani për tani të gjithë indikatorët ekonomik tregojnë se ekonomia amerikane është në rritje konstante./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë