Loading…

Hala në ëndërr, kryeministri serb thotë se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova

  • 09/07/2026 | 10:23

Hala në ëndërr, kryeministri serb thotë se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova

Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, ka deklaruar se Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova, duke theksuar se Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj procesit të dialogut, por nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e integritetit të saj territorial dhe sovranitetit.


Macut këtë e deklaruar gjatë një dreke të organizuar për ambasadorët e shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke i falënderuar ata për mbështetjen ndaj Serbisë dhe “respektimin e së drejtës ndërkombëtare”.

Kryeministri serb ka thënë se Serbia nuk i harron miqtë e saj dhe se mbetet një aleate e besueshme në përpjekjet e përbashkëta për respektimin e parimeve të Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

“Lufta jonë e përbashkët për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit është njëkohësisht edhe luftë për ruajtjen e themeleve të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Macut, , transmeton Paparaci.

Duke folur për situatën në Kosovë, Macut ka pretenduar se “sulmet e përditshme ndaj pakicës serbe, privimet e paligjshme nga liria dhe mohimi i të drejtave themelore të njeriut” janë tregues, sipas tij, të një “politike për krijimin e kushteve të padurueshme të jetesës për popullsinë e mbetur joshqiptare”.

Në drekë morën pjesë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të Marokut, Brazilit, Algjerisë, Kamboxhias, Iranit, Bosnje dhe Hercegovinës, Argjentinës, Mianmarit, Indonezisë, Azerbajxhanit, Venezuelës, Tunizisë, Palestinës, Kubës, Rusisë, Irakut, Kinës, Kazakistanit, Ganës dhe Bjellorusisë, ka njoftuar Qeveria e Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë