Loading…
Halil Kastrati bën 17 familje me banesa për Pavarësi, tregon edhe sa të tjera do të ndërtohen këtë vit
  • 16/02/2019 | 15:46

Halil Kastrati bën 17 familje me banesa për Pavarësi, tregon edhe sa të tjera do të ndërtohen këtë vit

Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” në një ceremoni solemne, ka dorëzuar 17 banesa për familjet në nevojë, transmeton Gazeta Metro.


Themeluesi dhe kryetari i  shoqatës, Halil Kastrati u shpreh falënderues ndaj gjithë atyre donatorëve që kanë kontribuar që të arrihet ky rezultat dhe të përfitojnë familjet skamnore. Sipas tij, qëllimi i vetëm është që të arrijnë t’i ndihmojnë deri te dera e fundit e nevojtarit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe shumë kryetarë komunash, ku i pari i Skenderajt, Bekim Jashari tha se patriotizmi për të gjithë është kur e ndërtojnë dhe e zhvillojnë Kosovën, siç po bën Halil Kastrati.

Siç thotë ai  ka shumë raste të rënda në Kosovë, por populli  ynë është aq human dhe atdhedashës, sa po bëhet bashkë për të rimëkëmbë njëri-tjetrin.

E deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se kjo ngjarje po dëshmon se siç dikur janë  bërë bashkë me fituar kundër Serbisë, tash, sipas tij duhet të jemi bashkë të mundur varfërinë.

Ndërsa, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  Fatmir Matoshi, thuri lavde për Halil Kastratin, sipas tij ai është dhe mësim dhe bekim  për secilin prej nesh.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se kryeqyteti ka nevojë për ndihma të tilla, që sado pak t’iu ndihmohet familjeve që janë pa strehë.

Për deputetin e PDK-së, Mergim Lushtaku, puna dhe vepra e kësaj shoqate po bën që shumë familje të gëzohen dhe të bëhen me shtëpi në këto ditë feste.

Ndërsa, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se këto iniciativa po i lehtësojnë punën atyre dhe se në historinë e këtij populli, Halil Kastrati do të jetë model për të gjithë.

Familjet përfituese do të jenë nga njëmbëdhjetë qytete të ndryshme, përfshi Preshevën, Shkupin dhe Tiranën.

Përndryshe, Shoqata ‘Jetimët e Ballkanit’ deri më tani ka ndërtuar mbi katërqind shtëpi për familjet në nevojë.

 

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë