Loading…

Halil Matoshi: Andi Bushati krahason UÇK’në me kriminelin Arkan

  • 29/05/2020 | 22:56

Halil Matoshi: Andi Bushati krahason UÇK’në me kriminelin Arkan

Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratave të Andi Bushatit i cili e ka krahasuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me kriminelin Arkani, shkruan Gazeta Metro.


Matoshi e quan Bushatin ‘avokati të Qeverisë së rrxueme’, i cili e krahason UÇK’në me Arkanin.

Ky është reagimi i plotë i Halil Matoshit:

Avokati i Qeverisë së rrxueme, Andi Bushati krahason UÇK-në me Arkanin!

Ni palogazetar, hajdut me mendje të instrumentalizume kriminale, krahason me monstrumë fashista e vrasës t’milicive sekrete t’Kasapit të Ballkanit, Milošević, ushtarët dalzotsa t’Kosovës, që shumë nga ta i kanë oborret plot vorre e ledinat plot shokë t’râmë në fushë t’nderit!
Andi Bushati nuk resht së lehuni nga Tirana!

“Ai është konfirmimi se një grusht ish komandantësh, që shpesh janë sjellë me këtë vend më keq se Arkani, vazhdojnë ta shohin atë si një tokë për të bërë plaçkë lufte”- shkruen ky marroç i moçalit incestioz epistemologjik, të së majtes staliniste!

P. S.

M’thuej me kë je n’shoqni e mbrojtjën e kujt e ke, ta thom kush je!/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë