Loading…

Halil Matoshi dëshiron të bëhet deputet

  • 09/05/2017 | 20:59

Halil Matoshi dëshiron të bëhet deputet

Publicisti Halil Matoshi ka thënë se nuk dëshiron të bëhet pjesë e partive politike porse do t’i pëlqente të ishte deputet në Kuvendin e Kosovës.


“Thënë të drejtën, unë do të kisha pranuar me qenë pjesë e politikës në këto zgjedhje vetëm me kushtin që unë me e ditë saktë që mundem me dhënë diçka, që mundem me e ndihmu jetën parlamentare, sepse parlamenti nuk është krejt politikë, është përfaqësim megjithatë, është me e thënë atë që unë e them vazhdimisht”, ka thënë Matoshi.

“Agjendë e imja do të ishte me qenë një zë ma kritik në suaza të Kuvendit”, ka shtuar ai në emisionin Komiteti të Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini.

Por, ai thotë se nuk do të ishte i përshtatshëm të jetë pjesë e një partie politike.

“Pra, jo që të jem në ndonjë parti politike, me u pozicionu në këto kryesitë e partive, në forume. Nuk i dua ato punë se edhe nuk më shkojnë sepse aty duhen kompromise të përditshme, duhet kalkulime”, ka thënë ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë