Loading…

Halil Matoshi kritikon Kurtin: Do t’a shpërbën shtetin, era dhe po i vjen Republikës

  • 13/10/2019 | 19:50

Halil Matoshi kritikon Kurtin: Do t’a shpërbën shtetin, era dhe po i vjen Republikës

Këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka reaguar në lidhje me qëndrimet e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro.


Reagime të shumta kanë ardhur pas një interviste të Kurtit për TV Klan, ku e përmendi çështjen e Marrëveshjes së Rambouillet-së.

Kurti tha se beson që Kosova mund të çlirohej nga Serbia edhe pa intervenimin e NATO-s, pasi që mosnënshkrimi i asaj marrëveshje do të sillte këtë rezultat.

Me anë të një komenti në statusin e zyrtarit të LDK-së, Visar Berisha, ish-gazetari Halil Matoshi kishte thënë se era dhé po i vjen Republikës sonë.

“Kanë lypë, le të kqyrin. Era dhé po i vjen Republikës !? Shpërbamje…”, ka komentuar ai në postimin e Berishës, i cili ka kritikuar Kurtin duke thënë se njohuritë e tij për të kaluarën e vendit janë “shumë të përcipta”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë