Loading…

Halil Matoshi mbron komandantët: Dhanë më të mirën

  • 29/05/2017 | 20:59

Halil Matoshi mbron komandantët: Dhanë më të mirën

Halil Matoshi, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës thotë se janë komandantët e luftës ata që kanë dhënë më të mirën prej vetës për vendin.


Deklaratat ai i bëri duke komentuar deklarimet e ditëve të fundit rreth ‘krahut të luftës’ pas koalicionit të krijuar ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA’s për Kosovë.

“Komandantët e kanë dhënë më të mirën prej vetës për këtë vend”, tha Matoshi në emisionin Monitor në televizionin publik.

“Nuk e kanë ditë se një ditë do të ndajnë pushtet”, theksoi ai.

Ai thotë se në AAK nuk ka parë njerëz me uniforma por se Ramush Haradinaj dhe vëllezërit e tij kanë dhënë shumë për vendin.

“Haradinajt i ka dhënë dy vëllezërit e tyre në beteja për lirinë e këtij vendi”, tha Matoshi.

Matoshi tutje thotë se në partinë e Haradinajt ka gjet vlerat civile qytetare.

“Ata kanë luftuar për vlera civile, qytetare dhe madje edhe për lirinë e shprehjes”, theksoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë