Loading…

Halim Muçolli kërkoi nga Mustafa të mos jetë bartës i listës së LDK’së (Video)

  • 25/05/2017 | 22:04

Halim Muçolli kërkoi nga Mustafa të mos jetë bartës i listës së LDK’së (Video)

Halim Muçolli është personi i cili kërkoi që Isa Mustafa të mos jetë në krye të listës së LDK-së.

Kryetari i degës së IV-të të LDK-së në Prishtinë, ka thënë se kjo degë është më specifike dhe përbënë një pjesë më urbane e cila përfaqësohet prej intelektualëve.

“Falë kësaj ne kemi arritë të instalojmë një debat”, është shprehur Muçolli duke shtuar se edhe në të kaluarën ai dhe kjo degë kanë pas qëndrime të ndryshme.

Në ‘Rrokum Roll’ ai ka thënë se ka qenë edhe kundër koalicionit me PDK-në.

Sa i përket kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ai ka thënë se kërkesa e tij s’ka qenë që ai me dhënë dorëheqje por mos me qenë bartës i listës.

Ndërsa, për kandidatin për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ai thotë se shquhet për profesionalizem.

Për koalicionin me AKR, ai thotë se është i kënaqur për faktin se , si thotë ai kjo parti ka orientim qytetar.

E për koalicionin PDK-AAK-NISMA, ai thotë se ndoshta është koalicion edhe më i natyrshëm se i LDK’së me AKR’në.

‘’Ajo çfarë i karakterizon ato tri parti, është tendenca për të dominuar në gjithçka, ndërsa unë e quaj koalicion i monopolit’’, thotë Muçolli./gazetametro.net

https://www.youtube.com/watch?v=G1yNlq5hHTE&feature=youtu.be

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë