Zëdhënësja për Media e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas spotit tallës të Arben Vitisë lidhur me projektet e kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramës, shkruan Gazeta Metro.
Halimi ka thënë se Përparim Rama e meriton të jetë kryetar i Prishtinës jo vetëm për shkak të profesionalitetit dhe projekteve të tij po edhe për shkak të profilit të tij njerëzor.
Këtu keni statusin e saj të plotë:
“Përparimi nuk do të jetë vetëm një kryetar i cili do të punoj në transformimin fizik të Prishtinës, ku qytetarëve do t`i lehtësohet përditshmëria nëpërmjet ideve që ai do t`i zbatoj. Por, Prishtina për herë të parë në historinë e saj në mendësi do të frymoj ndryshe, sepse do ta ketë një kryetar që mendon dhe jeton komfor simbolikës që bart emri i tij, PËRPARIM. Në arkitekturën e tij njerëzore, i jashtëzakonshëm, që idetë e tij vijnë të sintetizuara aq fuqishëm në mes profesionalizimit, njerëzores dhe vizionit të tij për të ardhmen e Prishtinës.
Prishtinën dua ta shoh në duart e tij, sepse qytetarët e saj e meritojnë jo vetëm një kryetar si Përparimi, por në rend të parë një njeri të tillë”, ka shkruar Halimi në llogarinë e saj në Facebook.